Ndërlidhjet

Sekretarja Rice arriti në Indi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, i bëri thirrje Pakistanit të veprojë me urgjencë dhe vendosmëri në bashkëpunimin me hetuesit indianë për sulmet e javës së kaluar në Mumbai.

Rice i bëri këto komente në New Delhi të Indisë. Vizita e saj është pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të ulur tensionet midis Indisë dhe Pakistanit.

Raportet u tensionuan pas sulmeve terroriste në Mumbai, ku u vranë më shumë se 180 persona. India tha se sulmuesit janë trajnuar dhe vinin nga Pakistani.
Presidenti i Pakistanit, Asif Zardari, ka thënë se nëse India ka fakte se grupe nga Pakistani qëndrojnë prapa sulmeve, atëherë qeveria do të ndërmarrë masa kundër tyre.

XS
SM
MD
LG