Ndërlidhjet

NATO: EULEX-it të vendoset shpejtë në Kosovë


Ministrat e jashtëm të NATO-s sot kanë konstatuar se "vendosja e shpejtë e misionit të BE-së, EULEX, në mbarë Kosovën, është e një rëndësie të veçantë" dhe në lidhje me këtë kanë thënë se "e kanë në dijeni miratimin e deklaratës presidenciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rikonfigurimin e UNMIK-ut".

Në kumtesën në fund të samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s, është thënë se "nga të gjitha anët në Kosovë pritet që të ndihmohet në pengimin e dhunës, ndërsa forca e e fuqishme të KFOR-it edhe mëtutje do të veprojnë në Kosovë me mandat të OKB-së".

Mëtutje theksohet se KFOR-i do ta ndihmoj pushtetin lokal, BE-në, OKB-në dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë me qëllim të mbështetjes për Kosovën stabile, demokratike dhe multietnike.
XS
SM
MD
LG