Ndërlidhjet

Refuzohet apeli për lirimin e Biljana Pllavshiq


Qeveria suedeze e hodhi poshtë apelin për lirimin e parakohshëm të ish presidentes së Republikës Serbe të Bosnjes, Biljana Pllavshiq, e cila vuan dënimin prej 11 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Ajo u dënua në vitin 2003 nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime në ish Jugosllavi për krime të kryera gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992 deri 1995.

Kjo është e dyta herë që Pllavshiq apelon për falje të dënimit, duke u arsyetuar me shkaqe shëndetësore. Ajo e vuan dënimin në Suedi.

XS
SM
MD
LG