Ndërlidhjet

Pezullohet parlamenti i Kanadasë


Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë është dakorduar ta pezullojë parlamentin me kërkesë të kryeministrit.

Në një hap të paprecedent, kryeministri Stephen Harper i kërkoi guvernatorit të përgjithshëm që ta shmangë mocionin e votëbesimit javën e ardhshme, të cilin pritej ta humbë.

Duke e akuzuar qeverinë se ka dështuar ta shpëtojë ekonominë, opozita dhe blloku separatist i Kuebekut, u zotuan se do ta mundin kryeministrin dhe do të formojnë qeveri koalicioni.

Deri më sot, asnjë kryeministër nuk i ka kërkuar guvernatorit të përgjithshëm, përfaqësuesit të Mbretëreshës Elizabeth, kreut të shtetit kanadez, që ta pezullojë parlamentin për të shmangur votëbesimin.
XS
SM
MD
LG