Ndërlidhjet

Solana: Nuk presim probleme me EULEX-in


Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana ka deklaruar sot në Pragë se nuk pret probleme me rastin e vendosjes së misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në një takim me gazetarët dhe pas bisedimeve që kishte zhvilluar me kryeministrin e Çekisë Mirek Topolanek, Javier Solana tha se pret që çdo gjë të kalojë pa vështirësi dhe se do të ketë bahskëpunim të mirë me Nju Jorkun, autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë.

Po sot përmes një deklarate shefi i diploamcisë evropiane ka njoftuar se Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX do të fillojë mandatin e tij më 9 Dhjetor të këtij viti.

Solana takohet pasditen e sotme në Pragë me të dërguarin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Feith.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG