Ndërlidhjet

Moskë: Besimtarët i bëjnë nderime Partiarkut Aleksei i Dytë


Besimtarët ortodoksë në Rusi po vazhdojnë t'i bëjnë nderime Patriarkut Aleksei i Dytë, i cili vdiq dje në moshën 79 vjeçare, pasi për afro dy dekada e ka udhëhequr Kishën më të madhe ortodokse në botë.

Poashtu, në mbarë Rusinë dhe jashtë saj, po mbahen ceremoni përkujtimi, ndërsa Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ruse pritet që të takohet për ta zgjedhur Patriarkun e përkohshëm.

Papa Benedikti i 16-të dhe presidenti amerikan, George Bush, janë në mesin e atyre që kanë shprehur ngushëllime për popullin e Rusisë dhe për pjesëtarët e Kishës Ortodokse Ruse, për vdekjen e Patriarkut Aleksei i Dytë.

Planifikohet që varrimi i të ndjerit Aleksej i Dytë të bëhet të martën.
XS
SM
MD
LG