Ndërlidhjet

Brenda disa viteve ndalet transmetimi i AIDS


Shkencëtari francez Lik Montanjer, një nga tre personalitetet që këtë vit fitoi çmimin Nobel në fushën e mjekësisë, ka deklaruar se beson që transmetimi i AIDS do të ndalet brenda disa viteve.
Në një konferencë për shtyp Lik Montanjer, drejtor i fondacionit botëror për hulumtimin dhe ndaljen e AIDS, ka thënë se ndalja e transmetimit do ta bënte sidën të ngjashme me sëmundjet tjera.
"Puna e jonë është të gjejmë shërim komplementar për çrrënjosjen e këtij infektimi. Mendoj se kjo nuk është e mundur të bëhet brenda disa viteve", ka thënë Montanjer.
Megjithate ai ka shfaqur shpresën se gjatë jetës së tij do të çrrënjoset transmetimi i AIDS, nëse jo edhe vetë sëmundja.
XS
SM
MD
LG