Ndërlidhjet

Qeveria: Arrestimi i gjermanëve, incident fatkeq


Qeveria e Kosovës shprehu keqardhjen për rrethanat në të cilat u arrestuan tre agjentët gjermanë në Kosovë.

Zv. ministrja e Jashtme, Vlora Çitaku në një intervistë për të përjavshmën Welt am Sonntag, ka thënë se arrestimi ka qenë vërtet një "incident fatkeq".
Megjithatë sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk do të kërkojë falje duke shtuar se "nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë incident" pasi edhe nëse është bërë ndonjë gabim "nuk ka qenë faji i Qeverisë së Kosovës".

Çitaku vlerësoi se nuk mund ta përjashtojë mundësinë që "lojtarë të tjerë të rajonit" kanë pasur interes të destabilizojnë raportet midis Kosovës dhe Gjermanisë.

"As shpërthimi me bombë, as zhvillimet e mëpasme nuk kanë qenë në interesin tonë" ka thënë Çitaku.

Tre pjesëtarë të shërbimit sekret gjerman u arrestuan pas shpërthimit të një bombë në selinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Ata akuzoheshin për sulmin e 14 nëntorit. Agjentët gjermanë u dënuan me 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Prishtinës, por më pas u liruan për mungesë provash nga gjykatësit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG