Ndërlidhjet

Sërish përleshje në Greqi


Disa qindra studentë janë përleshur me policinë në Selanik, gjatë protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së një 15 vjeçari nga ana e policisë.

Më shumë se 30 njerëz, përfshirë edhe oficerë të policisë, janë plagosur gjatë fundjavës.

Protestuesit shkatërruan vetura dhe dyqane në protestat më të ashpra në vitet e fundit.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar, ndërkaq autoritetet kanë akuzuar dy policë për të shtënat që vranë të riun 15 vjeçar.
XS
SM
MD
LG