Ndërlidhjet

Filloi procesi gjyqësor për orkestruesit e 9/11


Ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka hapur procesin gjyqësor kundër Khalid Sheikh Muhammad, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Muhammad dhe katër të pandehur të tjerë dalin para Tribunalit ushtarak në burgun për të dyshuarit e terrorizmit në Guantanamo të Kubës.
Seancat dëgjimore pritet të zgjasin pesë ditë.

Ende nuk është caktuar ndonjë datë për fillimin e gjykimit.

Ata mund të dënohen me vdekje nëse shpallen fajtorë për akuzën e organizimit të rrëmbimit të aeroplanëve nga rrjeti i Al Kaedas, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 3 mijë personave.
XS
SM
MD
LG