Ndërlidhjet

Arrestohet guvernatori i Illinoisit, Bllagojeviç


Guvernatori i shtetit federal amerikan Illinois, Rod Bllagojeviç sot është arrestuar me akuzën se ka planifikuar përfitim financiar nga autorizimi për të emëruar pasardhësin në Senat të presidentit të posa zgjedhur Barack Obama.

Sipas akuzës federale Bllagojeviç është akuzuar se është kërcënuar të ndalë mbështetjen shtetërore për kompaninë Tribune Co që është pronare e të përditshmes Chicago Tribune.

Në këmbim për ndihmë shtetërore Bllagojeviç sipas pohimeve të akuzës kishte kërkuar që të largohen nga puna anëtarët e redaksisë që e kishin kritikuar.
Bllagojeviç akuzohet se ka keqpërdorur postin e guvernatorit për të përfituar para nga mjetet donacion gjatë fushatës zgjedhore. Në akuzë apostrofohen edhe "mashtrimet endemike në rastin e punësimeve" në administratën e Bllagojeviçit.
XS
SM
MD
LG