Ndërlidhjet

Përfunduan bisedimet për ndryshimet klimatike


Negociatorët nga afro 190 vende i kanë përfunduar bisedimet 12 ditore në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që u mbajt në qytetin Poznaj të Polonisë.

Njoftohet se është arritur pak progres, përkundër fondit prej 60 milionë dollarëve për të ndihmuar vendet e varfëra që të luftojnë efektet e ngrohjes globale, siç është rritja e nivelit të detërave.

Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve, kreu i OKB, Ban Ki-Moon u bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të marrin rolin prijës në shmangien e një katastrofe klimatike.
XS
SM
MD
LG