Ndërlidhjet

Tbilisi: Ushtarët rusë rikthehen në kufi


Gjeorgjia tha se qindra ushtarë rusë janë kthyer në fshatin e kontestuar gjeorgjian afër kufirit de facto me rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili tha se forcat ruse i kanë larguar policët e Gjeorgjisë nga fshati Perevi.

Agjencia Reuters citoi zëdhënësin e misionit vëzhgues të BE-së të ketë konfirmuar se forcat ruse ende ndodhen në fshat.

Ushtarët rusë u tërhoqën nga fshati të premten.
XS
SM
MD
LG