Ndërlidhjet

Një gazetar irakian gjuan Bushin me këpucë


Një gazetar irakian ka hedhur të dyja këpucët në drejtim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, gjatë konferencës së tij për media me kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki.

Presidenti Bush, i cili u përkul duke mënjanuar goditjen nga këpucët, tha se nuk është ndjerë i kërcënuar nga incidenti.

"Më lejoni të flas për personin që gjuajti këpucët. Është një mënyrë për të arritur vëmendje. Është sikur të shkosh në një tubim politik dhe të bërtasësh për vetveten", ka thënë Bush.

Gazetari, i cili hodhi këpucët në drejtim të presidentit Bush, u largua nga dhoma nga stafi i sigurisë i presidentit.

Gazetarët tjerë irakianë i kërkuan falje presidentit Bush.
XS
SM
MD
LG