Ndërlidhjet

Izraeli liroi më se 200 palestinezë


Izraeli ka liruar më se 200 të burgosur palestinezë, në një lëvizje që është përshkruar si gjest i vullnetit të mirë ndaj presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Në Bregun perëndimor u panë skena të haresë pasi qindra familjarë të të burgosurve i valonin flamujt e Lëvizjes Fatah të Mahmud Abbasit.

Raportohet se asnjëri nga të liruarit nuk ishte i akuzuar për sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve.
XS
SM
MD
LG