Ndërlidhjet

Bush: Betejë e gjatë për stabilitet në Afganistan


Presidenti amerikan, George Bush, thotë se do të jetë një betejë e gjatë për ripërtritjen e stabilitetit në Afganistan.

Në vizitën e tij të papritur në Afganistan, një muaj para se të largohet nga posti i presidentit amerikan, zoti Bush tha se do të jenë "ditë të vështuira përpara" në luftën kundër talibanëve dhe militantëve të grupit al-Qaeda. Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për gazetarë me presidentin afgfan, Hamid Karzai.

Por, presidenti Bush nuk u pajtua me një reporter afgan, i cili tha se Shtetet e Bashkuara kanë dështuar që të sjellin siguri:

- Me respekt, por unë nuk pajtohem me ju. Talibanët ishin brutal ndaj popullit të Afganistanit dhe ata tash nuk janë në pushtet. Unë posa e citova progresin që nuk mund të mos pranohet. Unë kurrë nuk kamë thënë se talibanët janë eliminuar. Thashë se ata janë larguar nga pushteti, tha presidenti Bush.

Në komentet e tij, presidenti Karzai premtoi se qeveria e tij do të vazhdoj të punoj me bashkësinë ndërkombëtare derisa terrorizmit dhe ekstremistëve tu shkaktohet disfatë dhe kur Afganistani të jetë mjaft i fuqishëm që ta mbrojë vetveten.
XS
SM
MD
LG