Ndërlidhjet

Bankat – viktimë e vjedhjeve të dyshuara masive


Disa nga bankat më të mëdha botërore thonë se kanë shqetësime se ato janë viktimë e vjedhjes së dyshuar prej 50 miliardë dollarësh nga ana e financierit të njohur amerikan, Bernard Madoff.

Në mesin e bankave që thonë se ato mund të humbin qindra miliona ose edhe miliarda dollarë, janë edhe HSBC britanike, Santander e Spanjës, BNP Paribas e Francës, Banka Mbretërore e Skocisë dhe Nomura Holdings e Japonisë.

Organizatat humanitare dhe investimet e sponsorizuara nga individët e pasur poashtu është raportuar se kanë humbje të rëndësishme në investimet e tyre me biznesin privat investues të zotit Madoff.
XS
SM
MD
LG