Ndërlidhjet

Hagë: Dënohen Haraqia dhe Morina


Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar sot ish ministrin e Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqia dhe bashkëpunëtorin e tij, Bajrush Morina.

Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraqia u dënua me pesë muaj burg ndërsa Morina me tre muaj burg, për mospërfillje të gjykatës dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i trupit gjykues tha se në vuajtjen e dënimit do të llogaritet edhe koha prej 36 ditësh, të cilën të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim.
XS
SM
MD
LG