Ndërlidhjet

EULEX mund të nisë punën për sundimin e ligjit


Pas dislokimit të stafit në gjithë territorin e Kosovës, tani EULEX-i është i gatshëm të fillojë misionin në fushën e sundimit të ligjit, ka thënë sot shefi i këtij misioni, Yves de Kermabon.

Këto komente, Kermabon i bëri pas takimit të Bordit Koordinues për Sundimin e Ligjit, ku bëjnë pjesë edhe autoritetet e qeverisë së Kosovës.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha se fillimi i misionit të EULEX-it është hapi i parë drejt zbatimit të rendit kushtetues edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Bordi Koordinues ka vlerësuar po ashtu se Kosovës i duhen edhe reforma në sistemin e drejtësisë të cilat do të fillojnë të zbatohen qysh vitin vijues.
XS
SM
MD
LG