Ndërlidhjet

Obama: Shapiro në krye të Komisionit të Kontrollit


Presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama ka emëruar Mary Shapiron si kryetare të Komisionit të Kontrollit.

"Gjatë ditëve të fundit, veçanërisht akuzat për skandalin Maddeoff na kanë kujtuar se sa shumë nevojë kemi për reforma kur vjen puna tek rregullat dhe rregullatorët e sistemit tonë financiar. Skandalet në sistemin tonë financiar na kanë mësuar se jo vetëm individët e përfshirë e pësojnë, por pasojat i ndjen gjithë ekonomia", tha Obama gjatë një konference shtypi në Çikago

Edhe Shapiro foli për nevojën e reformave.

"Kriza aktuale financiare kërkon një përgjigje agresive dhe sistematike. Modernizimi i sistemit rregullator të financave amerikane kërkon bashkëpunim me agjencive federale dhe ide të reja për tu përballur me realitetin kompleks të tregut të sotëm", tha Shapiro.
XS
SM
MD
LG