Ndërlidhjet

Obama plotëson kabinetin, parasheh krizë


Presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama ka plotësuar kabinetin e tij, një muaj përpara se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Obama, duke bërë publike kandidimet e fundit për kabinetin e tij, theksoi se do të duhej kohë derisa të shiheshin rezultatet e para të administratës që ai do të drejtojë. Obama nënvizoi se koha e nevojshme për të ndjerë rezultatet e para do të jetë "disa vjet dhe jo disa muaj, pasi pritet përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes, përpara se të përmirësohet".

Zv.presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden gjatë një interviste theksoi se pritet miratimi edhe i një pakete tjetër ndihme prej 700 miliardë dollarësh, për të mos lejuar fundosjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG