Ndërlidhjet

Sejdiu sot emëron Selimin si komandant të FSK-së


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të bëjë sot emërimin e Sulejman Selimit në postin e komandantit të Forcës Mbrojtëse të Kosovës. Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri.

Mbrëmë ka qenë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi që ka propozuar zotin Selimi si komandant të FSK-së. Që vendimi të hyjë në fuqi, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, duhet të miratohet nga presidenti.

Emërimi i kreut aktual të TMK-së në postin e komandantit të FSK-së bëhet pas kritikave të NATO-s për qeverinë e Kosovës se po zvarrit emërimin e komandantit të FSK-së e bashkë me të dhe krijimin e kësaj force.

NATO-ja është e ngarkuar, sipas planit Ahtisaari, që të assistojë ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG