Ndërlidhjet

Irani dërgoi luftanije në brigjet e Somalisë


Radioja shtetërore iraniane njoftoi se Irani ka dërguar një luftanije në brigjet e Somalisë për të mbrojtur anijet transportuese nga piratët.

Raporti i sotëm thotë se anija tashmë ndodhet në ujërat e Somalisë.

Anija iraniane do t'u bashkohet anijeve nga Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Italia, Rusia dhe vendet tjera që patrullojnë në Gjirin e Adenit, i cili çon në Kanalin e Suezit dhe është rruga më e shkurtë nga Azia në Evropë dhe në Amerikë.
XS
SM
MD
LG