Ndërlidhjet

SHBA: 30 mijë trupa shtesë në Afganistan


Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20 mijë deri 30 mijë trupa shtesë në Afganistan deri në verën e ardhshme.

Admirali Mike Mullen tha se "nuk shtrohet pyetja nëse, por kur".

Më herët, zyrtarë amerikanë kanë thënë se shtimi i trupave mund të jetë për 20 mijë vetë, sa ishte miratuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara.

SHBA-të tash kanë rreth 31 mijë trupa në Afganistan.

Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka thënë se administrata e tij do të fokusohet fuqishëm në Afganistan, ku forcat afgane dhe ndërkombëtare po përpiqen ta shuajnë kryengritjen e talebanëve.
XS
SM
MD
LG