Ndërlidhjet

Rusia e filloi dërgimin e sistemit S-300 në Iran


Raportohet se Rusia ka filluar dërgimin e sistemit mbrojtës ajror S-300 në Iran. Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se Email Kosari, zyrtar i Komitetit të sigurisë kombëtare iraniane, tha se sistemi S-300 ka filluar t'i dërgohet Iranit, pas disa viteve të bisedimeve me Rusinë.

Gjatë javës së kaluar mediat ruse duke cituar "burime të besueshme" raportuan se Rusia po e plotësonte obligimin e saj nga kontrata me Iranin për sistemit S-300.

Ministria e jashtme e Rusisë, më herët, kishte përgënjeshtruar spekulimet e mediave se Moska do ta shiste këtë sistem me rreze të mesme veprimi.
XS
SM
MD
LG