Ndërlidhjet

Aeroplanët amerikanë sulmojnë zona në Pakistan


Së paku shtatë persona janë raportuar të vrarë gjatë një sulmi me raketa të SHBA-ve në një zonë të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Nuk është njoftuar se kush ka qenë cak i sulmit.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur disa herë aeroplanët për të sulmuar zona në Pakistan, ku si caqe kishin Al Kaidën dhe talibanët.

Pakistani ka dënuar këto sulme si shkelje e sovranitetit.
XS
SM
MD
LG