Ndërlidhjet

SHBA mirëpret qëndrimin evropian ndaj Guantanamos


SHBA-të kanë mirëpritur mundësinë që disa qeveri evropiane të marrin të ndaluarit që gjenden në burgun e Guantanamos, nëse presidenti i zgjedhur Barack Obama do të përmbushë premtimin për mbylljen e burgut.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack e quajti qasje të re të qeverive aleate evropiane ndaj të ndaluarve në Guantanamo.

Vende si Portugalia, Franca, Gjermania dhe Zvicra janë treguar të gatshme të marrin disa prej këtyre të dënuarve.
Rreth 250 persona ende mbahen në Guantanamo, në kampin e burgimit që u hap në bazën ushtarake amerikane në vitin 2002. Ata janë arrestuar kryesisht në Afganistan gjatë ndërhyrjes ushtarake kundër Al-Kaidës dhe talibanëve.
XS
SM
MD
LG