Ndërlidhjet

Afganistan: Nga dhuna u vranë 12 vetë


Zyrtarë të Afganistanit thonë se nga një varg i sulmeve me bomba të ndërlidhura me militantët talibanë, gjatë dy ditëve të fundit, janë vrarë 10 afganë dhe dy ushtarë të NATO-s.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai vetëvrasës me bombë afër një ndërtese qeveritare në provincën Khost, nga i cili sot u vranë 7 vetë, përfshirë edhe fëmijë.

Dy ushtarë kandezë u vranë nga shpërthimi në provincën Kandahar të shtunën. Gjatë këtij sulmi u vranë edhe dy afganë, që punonin me trupat e jashtme.

Poashtu sot, nga shpërthimi në qytetin jugor Tirin Kot, u vra një person.
XS
SM
MD
LG