Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Gazë


Aeroplanat luftarakë izraelitë kanë vazhduar të godasin caqe të Hamasit në Rripin e Gazës edhe gjatë ditës së sotme. Nga këto sulme dje dhe sot u vranë së paku 270 vetë. Hamasi është përgjigjur me hedhjen e raketave brenda territorit të Izraelit.

Izraeli sot ka tërhequr vërejtjen se mund t'i dërgoj trupat tokësore në Gazë, duke thënë se po i përgjigjej përshkallëzimit nga sulmet me predha nga Gaza dhe se do të "bombardoj sa të jetë e nevojshme".

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime serioze për shkallzimin e situatës në Gazë dhe i ka ftuar izraelitët dhe palestinezët që menjëherë ta ndalin dhunën.

Papa Benedikti i 16-të, e ka dënuar dhunën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ka kërkuar që ata, që janë të involvuar në "situatën tragjike në Lindjen e Mesme", të angazhohen për humanitet dhe urtësi.

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kërkoi nga shtetet myslimane, që ta dënojnë Izraelin dhe të shprehin mospajtim për heshtjen e disa liderëve arabë ndaj sulmeve vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.

Afro 20 mijë njerëz në disa qytete të Egjiptit kanë protestuar kundër vrasjes së palestinezëve.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Mosul të Irakut, por ato u ndërprenë në çastin kur një sulmues vetëvrasës me bombë e vrau veten.
XS
SM
MD
LG