Ndërlidhjet

Preshevë: Protesta kundër arrestimeve të shqiptarëve


Disa mijëra shqiptarë në Preshevë kanë protestuar sot kundër arrestimit të 10 shqiptarëve, të akuzuar për krime të luftës të kryera në Gjilan në vitin 1999.

Protesta, që kaloi e qetë, është organizuar nga partitë politike dhe nga Organizata e veteranëve të të ish UÇPMB-së.

Pjesëmarrësit në protestë kaluan pa incidente nëpër qytet, me mbishkrime "Luftëtarët e UÇK-së nuk e kanë vendin në burg". "Liri në hapësirat tona", "Problemi në Luginën e Preshevës duhet të zgjidhet", "NATO-ja në Luginën e Preshevës", e të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG