Ndërlidhjet

Azi, Evropë: Protesta kundër sulmeve në Gaza


Në shumë vende të botës është dënuar ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës. Ofensiva ka ngjallur protesta në Bregun Perëndimor dhe disa qytete evropiane.

Pakistani e quajti kundërproduktive goditjen e pozitave të Hamasit, dhe bëri thirrje për ndaljen e dhunës.

Ministria e Jashtme e Indisë tha se përdorimi i forcës joproporcionale ka rezultuar me viktima të shumta në radhët e civilëve.

Në Iran, dhjetëra mijë njerëz protestuan në Teheran, ndërsa një grup fetar rekrutoi vullnetarë për t'u ndihmuar palestinezëve.

Në Irak, rreth 1 mijë mbështetës të klerikut radikal shiit, Muqtada al-Sadr, protestuan në Bagdad kundër sulmeve ajrore izraelite.

Ndërsa në Indonezi, rreth 1 mijë studentë valëvitën flamujt palestinezë dhe brohoritën "Izraeli është terroristi i vërtetë".

Bashkimi ERvropian dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës.

Qeveria britanike bëri thirrje për armëpushim, ndërsa shefi i diplomacisë David Milliband tha se "është e papranueshme çdo humbje jete e njerëzve të pafajshëm".
XS
SM
MD
LG