Ndërlidhjet

Azerbajxhani e ndalon transmetimin e radiove ndërkombëtare


Këshilli Kombëtar për Radio dhe Televizion në Azerbajxhan ka vendosur për t'i ndaluar radiot ndërkombëtare nga transmetimi në frekuencat kombëtare.

Kjo ndalesë, që hynë në fuqi më 1 janar 2009, do të thotë se nuk do të transmetohen programet e BBC-së, të Zërit të Amerikës dhe të Radios Evropa e Lirë.

Organizatat që merren me media thonë se ky veprim është dëshmi e mëtejme e shtypjes së lirisë së mediave në Azerbajxhan.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin, tha se ky vendim është "thellësisht zhgënjyes".
XS
SM
MD
LG