Ndërlidhjet

SHBA-të dënojnë ndërhyrjen në zyrën e Ebadit


Shtetet e Bashkuara sot e kanë dënuar ndërhyrjen e autoriteteve të Iranit në Grupin për të drejtat e njeriut, që udhëhiqet nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, përfshirë edhe bastisjen në zyrën e saj private.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Gordon Duguid, tha se ky veprim ishte një "tjetër shembull i qeverisë së Iranit që refuzon t'i respektoj normat ndërkombëtare".

Autoritetet e Iranit thonë se zyra e Grupit për të drejtat e njeriut është mbyllur ngase nuk e kishte lejen për veprim të Ministrisë së brendshme.
XS
SM
MD
LG