Ndërlidhjet

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz të Ukrainës


Bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për gazin kanë dështuar dhe pritet që kompania Gazprom sot të ndërprejë dërgesat e gazit për këtë vend.
"Nga ora 10 e 1 janarit Gazpromi ndërpren në tërësi furnizimin e Ukrainës me gaz", ka thënë drejtori ekzekutiv i Gapromit Aleksej Miler. Ai ka thënë se Gazpromi do të bëjë çmos që për vendet tjera evropiane te të cilat gazi shkon pikërisht përmes Ukrainës të ketë furnizim të rregullt.
Autoritetet e Rusisë kanë thënë se ndëprerja e furnizimit me gaz nuk ka të bëjë me vendet tjera evropiane, por vështirësi mund të paraqiten pasi që gazi te ato shkon përmes Ukrainës.
XS
SM
MD
LG