Ndërlidhjet

Më pak gaz rus për Evropën


Furnizimi me gazin rus në Evropë ka shënuar rënie, për shkak të mosmarrëveshjeve Rusi-Ukrainë lidhur me çmimin e gazit.

Sasia e gazit që kalon përmes Ukrainës për të furnizuar Rumaninë, Hungarinë, Poloninë, Sllovakinë dhe Bullgarinë ka pësuar rënie të ndjeshme, ku Rumania është më e prekura me 33% më pak gaz se zakonisht.

Rusia më 31 Dhjetor i ka ndërprerë furnizimin me gaz Ukrainës për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit dhe pagesave të pashlyera. Ukraina, e cila mbetet rruga kryesore tranzit e gazit rus drejt Evropës, kërkon të rrisë çmimin e kalimit të gazit rus në territorin e saj.

Gazpromi rus akuzoi homologen e vet ukrainase, Naftgaz se po vjedh gazin e destinuar për në Evropë. Akuzat ruse u hodhën poshtë nga Ukraina.

Përfaqësues rusë gjenden për vizitë në Çeki, e cila ka kryesinë e rradhës së BE-së për të diskutuar krizën e gazit.

Rusia planifikon ndërtimin e dy transportuesve të gazit drejt Evropës duke anashkaluar Ukrainën.
XS
SM
MD
LG