Ndërlidhjet

Zogaj: Hetim ndërkombëtar për Mitrovicën


Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Preç Zogaj ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëar.

Zogaj ka thënë se "është e domosdoshme që pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë të organizohet hetim ndërkombëtar sepse këto zhvillime kanë për qëllim të vënë në pyetje pavarësinë e Kosovës".

Preç Zogaj ka theksuar se "pas këtyre incidenteve qëndrojnë struktura të caktuara që synojnë të lenë përshtypje në opinion se në Kosovë nuk ka rend dhe qetësi dhe rrjedhimisht të kontestojnë pavarësinë e saj".
XS
SM
MD
LG