Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Të sigurohet paqe për të gjithë në Kosovë


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka kërkuar sot nga KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i, që të bëjnë "përpjekje plotësuese për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata në veriun e Mitrovicës, të cilët janë më së shumti të rrezikuar".

Goran Bogdanoviq sot në Mitrovicë u takua me përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës.

Pas këtyre takimeve është thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare.

Në një konferencë për gazetarë, Goran Bogdanoviq, ka kërkuar nga misionet ndërkombëtare, që t'i "evitojnë provokimet dhe eskalimin e konflikteve nga ana e shqiptarëve".
XS
SM
MD
LG