Ndërlidhjet

Disa vende arabe e kritikojnë KS të OKB-së


Këshilli i Gjirit për Bashkëpunim (KGJB) sot ka kritikuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin që të pajtohet për rezolutën me të cilën dënohet sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës.

Sekretari i përgjithshëm i këtij Këshilli, Abdul Rahman al-Attiya, tha se "agresioni" izraelit ishte pasojë e "heshtjes ndërkombëtare ndaj arrogancës së Izraelit".

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit dështoi të arrijë marrëveshje për deklaratën me të cilën kërkohej armëpushim, pasi Shtetet e Bashkuara argumentuan se kthimi në situatën që ekzistonte para ofensivës izraelite në Rripin e Gazës është i papranueshëm.

Në këtë grup bëjnë pjesë Brahreini, Kuvajti, Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuaera Arabe.
XS
SM
MD
LG