Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza


Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar gjatë natës rreth 30 caqe të lëvizjes islamike Hamas në Rripin e Gazës. Zyrtarët palestinezë njoftuan se së paku 510 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë, dhe rreth 2 mijë e 500 janë plagosur, që nga fillimi i ofensivës izraelite nëntë ditë më parë.

Izraeli thotë se ofensiva është ndërmarrë për t'i ndalur sulmet me raketa nga ana e Hamasit në qytetet dhe fshatrat izraelite.

Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se Izraelit i duhet ende për të arritur qëllimin e ndërhyrjes ushtarake në Gaza.

Të shtunën, Izraeli nisi ofensivën tokësore në Rripin e Gazës. Deri më tash njoftohet për një ushtar të vrarë dhe rreth 30 të tjerë të plagosur.

Po ashtu janë vrarë edhe 4 civilë izraelitë nga sulmet me raketa të Hamasit.

XS
SM
MD
LG