Ndërlidhjet

Sejdiu: Së shpejti ambasadë në Podgoricë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka paralajmëruar se Kosova, në fillim të këtij viti, do të hapë ambasadën në Mal të Zi, transmetojnë mediat në Podgoricë. Ai tha se vendosja e marrëdhënieve të dyanshme është në interes të të dyja vendeve.

Zoti Sejdiu tha se për këtë çështje është biseduar me presidentin Vujanoviq dhe me ministrin e Jashtëm, Roqen.

"Nuk mund të them saktësisht se në cilën ditë do të bëhet kjo, pasi po zhvillohen edhe disa procedura të brendshme", tha Fatmir Sejdiu.

Duke u shprehur për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, presidenti Sejdiu tha se "për fat të keq politika serbe ende nuk po mund të lirohet nga qëndrimi që e ka pasur Sllobodan Millosheviqi" dhe shtoi se "unë them se nuk ka luftë, ndërsa retorika ka mbetur e njëjtë".
XS
SM
MD
LG