Ndërlidhjet

Ndalet furnizimi me gaz i disa vendeve evropiane


Është pezulluar furnizimi me gaz i Evropës Juglindore nga ana e Rusisë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ukrainën. Bullgaria ka njoftuar se furnizimi me gaz në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Maqedoni përmes Ukrainës është ndalur gjatë natës. Turqia konfirmoi se furnizimi me gaz permes Ukrainës është ndalur plotësisht. Rusia ka akuzuar Ukrainës se po ndërpren furnizimin e Evropës me gazin rus që kalon përmes saj mirëpo Kievi zyrtarë i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG