Ndërlidhjet

Izraeli zgjeron ofensivën tokësore


Forcat izraelite raportuan se kanë zgjeruar ofensivën tokësore në Rripin e Gazës me inkursionin në jug të territorit që kontrollohet nga Hamasi. Ka pasur gjithashtu luftime intensive gjatë natës në qytetin e Gazës ku tre palestinezë u vranë nga sulmet ajrore në një shkollë.

Burimet spitalore palestineze njoftuan se 560 qytetarë të Gazës janë vrarë që nga fillimi i ofensivës 11 ditë më parë. Kombet e Bashkuara thonë se një e katërta e viktimave janë civilë.

Së paku tre ushtarë izraelit janë vrarë askidentalisht nga një tank i ushtrisë së Izraelit, duke e quar në nëntë numrin e të vrarëve.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, i cili po qëndron në rajon për të ndihmuar në arritjen e armëpushimit ka kërkuar sot ndihmën e Sirisë për të bindur Hamasin të pajtohet me marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG