Ndërlidhjet

2000 afganë të gatshëm për ta mbrojtur Gazën


Ligjëvënësit në Afganistan thonë se afro 2 mijë afganë të rinjë janë të gatshëm të shkojnë në Gaza, për t'i mbrojtur palestinezët atje.

Kështu u tha pas një sesioni të veçant parlamentar, ku u diskutua ofensiva izraelite në Rripin e Gazës.

Mëtutje, në kumtesë thuhet se nëse invadimi i territorit palestinez vazhdon, atëherë do të ketë "kryengritje në gjithë botën" nga "myslimanët kundër të pafeve".

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në protestat aktuale në Afganistan kundër ofensivës izraelite.
XS
SM
MD
LG