Ndërlidhjet

U arrestua një gazetar i pavarur në Kazakistan


Gazetari i pavarur, Ramazan Esergepov, është arrestuar sot në Alma Ata. Raportohet se ishte arrestuar nga një grup i policëve të maskuar dhe të armatosur.

Autoritetet e Kazakistanit e kanë konfirmuar arrestimit, për të cilin ato thonë se është bërë për shkak të një artikulli në të përjavshmen "Alma Ata Info", i cili ka zbuluar sekrete shtetërore.

Në momentin e arrestimit, gazetari Esergepov, ishte në spital për shkak të problemeve me zemër.
XS
SM
MD
LG