Ndërlidhjet

Rice do të konsultohet me arabët për Gazën


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, sot në Nju Jork do të mbajë konsultime në Kombet e Bashkuara për "përpjekjet e mëtejme" për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Agjencitë perëndimore të lajmeve kanë raportuar se një zyrtar i paemëruar i Departamentit amerikan të shtetit, ka thënë se sekretarja Rice do të konsultohet me ministrat arabë, me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, me ministrin e jashtëm truk, Ali Babacan dhe me zyrtarë të tjerë.

Ajo, poashtu, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për një thirrje arabe për armëpushim të menjëhershëm dhe për mbrojtjen e civilëve palestinezë.

Liga Arabe i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e bllokojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit, që kërkon armëpushim.
XS
SM
MD
LG