Ndërlidhjet

Obama: Jam thellësisht i shqetësuar për konfliktin


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, u tha sot gazetarëve në Uashington, se po e monitoronte situatën në Rripin e Gazës në baza ditore.

- Qartas, jam thellë i shqetësuar për konfliktin që po zhvillohet atje. Jam informuar plotësisht dhe situata po monitorohet në baza ditore. Humbja e jetëve të civilëve në Gaza dhe në Izrael paraqet shqetësim të thellë për mua, tha Barack Obama.

Mëtutje ai theksoi se në fillim të punës së administratës së tij "do të angazhohemi në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve që ekzistojnë në Lindjen e Mesme".
XS
SM
MD
LG