Ndërlidhjet

Vazhdon kriza e furnizimit me gaz në Evropë


Rreth 15 vende evropiane kanë raportuar ndërprerje ose vështirësi të furnizimit me gaz për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Vendet e Ballkanit duket të jenë prekur me keq nga kjo situatë. Së paku dy qytete në Bullgari kanë mbetur pa gaz duke lënë qytetarët pa ngrohje në mes të temperaturave të ulëta.

Bashkimi Evropian ka dënuar si "krejtësisht të papranueshëm" vendimin për ndërprerjen e furnizimit me gazin rus në Evropë. Presidenca çeke e BE-së u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të kthehen në bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
XS
SM
MD
LG