Ndërlidhjet

BE: 24 orë për Moskën dhe Kjevin


Bashkimi Evropian i ka dhënë 24 orë kohë Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre rreth gazit. Mosmarrëveshjet e kanë lënë një pjesë të Evropës pa gazin rus, që është një nga burimet kryesore për vendet evropiane.

"Do të përpiqemi që në takimin e nesërm në Bruksel, ku do marrin pjesë dhe Gazpromi rus e Naftogazi ukrainas, të gjejmë një zgjidhje teknike. Një ekip mbikqyrës ndërkombëtar në pikat e kalimit tranzit të gazit rus në Ukrainë do të ishte zgjidhje për të filluar kalimin e gazit tranzit nga Ukraina", tha kryeministri çek, Mirek Topolanek. Çekia ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Rusia akuzon Ukrainën se po vjedh gazin e përcaktuar për tregjet evropiane, derisa Kjevi nuk po furnizohet nga 31 Dhjetori me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve me çmimin.

Në rajonin e Ballkanit vende si Greqia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Kroacia po përballen me pasojat e konfliktit Ukrainë-Rusi për gazin.
XS
SM
MD
LG