Ndërlidhjet

Sulmohet Izraeli nga territori i Libanit


Izraeli ka njoftuar se tri raketa janë hedhur nga Libani në territorin izraelit. Ekipet e shpëtimit njoftuan për së paku një të plagosur. Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve.

Izraeli ka sulmuar më pas me mortaja veriun e Libanit. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Raketat e hedhura nga Libani sot janë incidenti i parë që nga viti 2006 kur u zhvillua lufta ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut. Sulmet me raketa vinë pas 13 ditë ofensive të Izraelit në Gaza kundër militantëve të Hamasit.
XS
SM
MD
LG