Ndërlidhjet

Obama sqaron sot planin për ekonominë


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të flasë sot pasdite për planin stimulues të ekonomisë.

Obama dhe këshilltarët e tij po punojnë me Kongresin për planin 775 miliardë dollarësh, i cili përfshin lehtësimin e taksave si dhe shpenzimet për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Obama ka deklaruar më herët se plani i tij është i nevojshëm për parandalimin e rënies në recesion të thellë. Ai shpreson të sigurojë kalimin e planit në Kongres, javët e para pas marrjes së detyrës më 20 janar.
XS
SM
MD
LG